Të rinjtë t’i drejtohen tregut me formim specifik ose nuk do të punësohen, thotë eksperti
Eksperti i punësimit, Erion Muça tha në Euronews Albania se mënyra e vetme që të rinjtë e diplomuar të gjejnë hapësirat e nevojshme në tregun e punës është që t’i drejtohen atij me një formim specifik.
Sipas tij, është momenti që të studiohet se si po ndryshon tregu në mënyrë që secili profesionist të specializohet në një fushë më të ngushtë, përtej njohurve të përgjithshme të profesionit për të cilin është diplomuar.
“Pra, gjithë interesi kanalizohet në një segment të ngushtë. Sot duhet t’i drejtohemi tregut me formim specifik, me formim të veçantë jo me atë të përgjithshëm”, tha ai.
Z. Muça tha se aktualisht tregu ka më shumë nevojë për specialistë të teknologjisë së informacionit, por edhe ata që mbarojnë profesionet tradicionale sipas ekspertit duhet të specializohen në një fushë më të ngushtë në mënyrë që të integrohen në treg.
Mungesa e përputhshmërisë mes kërkesë-ofertës në tregun shqiptar të punës, tha eksperti i pengon të gjithë ata që diplomohen që të gjejnë hapësirat e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut