Rama apel studentëve dhe pedagogëve: Vaksinimi domosdoshmëri për t’u ulur në auditorë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në auditorë nuk do të futet asnjë student, mësues, pedagog, apo stafi i administratës që janë të pavaksiuar.
“Në auditorë do të hyjnë ata që vaksinohen. Sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet, të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit, apo që jetojnë me frikëra që janë komplet antishkencore, të pabazuara, të pajustifikueshme. Natyrisht që askush nuk i merr dot me forcë dhe s’ka ndërmend t’i marrë me forcë askund, por në mjedise ku janë të tjerët je i detyruar të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen për mësuesit, e njëjta gjë vlen për administratën”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se gjatë muajit të hapur të vaksinimit ka një rritje të interesit nga të rinjtë, duke theksuar se plani i vaksinimit do të vijojë edhe në universitete apo konvikte.
“Në auditorë, në universitete dhe konvikte ne jemi duke përgatitur grupet e vaksinimit për t’ju dhënë mundësinë që edhe nëse nuk vijnë dot në qendër shëndetësore, të mund të vaksinohen në konvikt apo pranë universitetit”, nënvizoi Manastirliu.
Teksa foli për certifikatën e vaksinimit, Manastirliu tha se së shpejti do të integrohen të dhënat në sistemin e Bashkimit Europian për njohjen e pasaportës së vaksinimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në