Vaksinat me detyrim, Bushati e Haxhiu: Në disko s’kërkohen, në auditorë po
Detyrimi i studentëve për t’u vaksinuar nxiti diskutim mes analistëve Baton Haxhiu dhe Andi Bushati në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun. Ata e konsideruan këtë politikë si problematike, pasi nuk aplikohet ngjashëm në veprimtari të tjera të përditshmërisë së të rinjve.
Haxhiu tha se shteti nuk ka të drejtë t’i përjashtojë nga auditorët studentët e pa-vaksinuarit, ndërsa Bushati replikoi se çështja duhet shtrirë më tej te arsyeja pse vaksina kërkohet në auditorë dhe jo në diskoteka.
Në analizën e tij Haxhiu u mundua të justifikojë detyrimin për t’u vaksinuar për hir të shëndetit të popullatës dhe kryesisht të më të moshuarve. Ai ishte kundër fjalës “detyrim”, dhe më së shumti favorizonte politikat e ndërmjetme si për shembull kushtëzimi i një shërbimi, apo përfitimi me vaksinën.
Si rrjedhojë Haxhiu u përpoq të vijonte diskutimin me pyetjen “a duhen lënë të pa-vaksinuarit me të vaksinuarit në auditorë?”
“Jo unë do e shtroja ndryshe, a duhen lënë të pa-vaksinuar në disko… se këtu ke disko me nga 2 mijë veta në natë ku s’kërkon njeri vaksina,” – replikoi Bushati.
“Për t’u harbuar nuk u kërkuakan masa detyruese, kurse për të mësuar paska masa detyruese, epo këtu ka problem,” – këmbënguli Bushati, konstatim të cilin e konfirmoi më pas edhe Haxhiu.
Sipas Bushatit fjala detyrim është shumë e brishtë dhe mund të ngjallë reagime të ndryshme, qoftë dhe revoltuese.
Ndaj sipas tij qeveria do të kishte bërë mirë të vijonte me politikën e hapur për vaksinimin duke i ftuar të rinjtë drejt vaksinave dhe jo duke i detyruar ata me kushtëzime të aktiviteteve kryesore siç është arsimimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta