Kadilli hedh dyshime se Basha dhe Rama qëndrojnë pas sulmeve ndaj Berishës
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli hodhi dyshime se sulmi ndaj z. Berisha është i orkestruar nga Basha dhe Rama.
Ai theksoi në studion e “Now” me gazetaren Erla Mëhilli se ka një “flirt” mes kryeministrit dhe kryetarit të PD-së për ta menaxhuar këtë situatë.
“Ndjej flirt mes Bashës dhe Ramës në të gjithë menaxhimin e kësaj situate, jo për bashkëpunim në qeverisje, por për menaxhimin e kësaj situate (referuar çështjes Berisha). Unë kam ndjesi. Po të kisha prova do të thosha provat. Shenjat nuk më duken aksidente në politike”, tha ai.
Gjithsesi, z. Kadilli u shpreh se Lulzim Basha u bë kryetar i PD-së nga mbështetja që i dha Berisha, por tani duket se ky i fundit është zhgënjyer më këtë zgjedhje.
“Z. Berisha besoj se është më i zhgënjyeri nga Basha dhe çdo njeri është viktimë e zgjedhjes së vet”, shtoi Kadilli.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës