Komunikimi mësues-nxënës në Serbi përmes platformës Viber

9 Shtator 2021 | 08:22

Lumturije Limani, shqiptare që jeton në Preshëvë në Serbi, tregon se mësimi online është zhvilluar njësoj si në Shqipëri, përmes rrjeteve sociale.

“Kishim krijuar një grup në Viber, e gjithë klasa, nxënësit bashkë me mësuesit edhe nga ana e prindërve nëse donin të merrnin pjesë. Kur ka pasur paqartësi mësuesja patjetër që ka dhënë sqarime, por prapë nuk ka qenë efekti i njëjtë sikurse ishte në klasë”, u shpreh znj.Limani.

Ajo shtoi se fakti që nuk kishte mundësi të konsultohej me mësuesen, ka shkaktuar mangësi për djalin e tij që sivjet shkon në klasë të katërt.

“Sidomos në disa lëndë si matematika dhe gjuha, u krijuan mangësi të shumta”, u shpreh ajo.

Por as për vetë Lumturijen periudha e mësimit online nuk ka qenë e lehtë. Me profesion gazetare, Lumturija pasi mbërrinte në shtëpi, niste një punë tjetër, atë të mësueses.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022