Autoritetet nuk kontrollojnë 100% nivelin e stokut për të parandaluar rritjen e çmimit të naftës, thotë eksperti
Eksperti për politikat ekonomike dhe tregjet ndërkombëtare, Vjoldi Danaj u shpreh në Euronews Albania se nafta është produkti që ngarkohet gjithmonë me taksa në Shqipëri, për shkak të konsumit të lartë.
Ai theksoi se nëse do të krahasohemi me një vendet më të taksuara, Shqipëria renditet pas Italisë sa i përket produktit të naftës.
Eksperti shtoi se ne si shtet nuk mund ta kontrollojmë 100% nivelin e stokut, sidomos të karburantit për të parandaluar rritjen e çmimit të naftës.
Sipas tij, megjithëse në Shqipëri ka një institucion si Komisioni Rregullator që duhet të rregullojë çmimin, problemi është se asnjëherë nuk funksionon 100%.
Eksperti përmendi Maqedoninë e Veriut si vendin që përcakton çmimin e naftës dhe që ka vendosur një çmim tavan për naftën, mbi të cilin nuk mund të ketë ngritje.
“Autoritet në RMV i detyrojnë kompanitë që të kenë stok për tre muaj dhe sido që të luhaten çmimet në bursë për tre muaj kompanitë nuk duhet të ndryshojnë çmimet”, tha ai.
Ndërsa, Kushtrim Ramadani, ish-zëvendëskryetar i Komisionit Rregullator për Energjinë në Maqedoninë e Veriut sqaroi se çmimi përcaktohet herë pas herë nga institucionet në bazë të luhatjeve në bursë. Ai tha se më ketë çështje merret Inspektorati i Tregut.
Ramadani deklaroi se është kërcënuar nga kompani të ndryshme për çmimin e naftës, por tha se i ka bërë ballë këtyre presioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta