Qëndrimi për Berishën, Nishani: Prania e tij në parlament asnjë kosto për PD-në
Partia Demokratike ende nuk e ka marrë një vendim në lidhje me raportin që do të ketë me Sali Berishën në parlamentin e ri, nëse do e ketë apo jo pjesë të grupit parlamentar.
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Berishës, grupi parlamentar demokrat më tepër do të fitonte se sa do të humbiste.
“Unë mendoj se nuk ka për t’i sjellë asnjë lloj kostoje qenia e z.Berisha në parlament, sepse Rama dhe maxhoranca nuk është se e kanë të lehtë përballjen me z.Berisha në verbin politik,” – tha Nishani.
Sipas tij, përqendrimi i diskutimit politik te Sali Berisha dhe raporti i tij me grupin parlamentar të PD, ka dy sponsor me qëllime të përbashkëta.
“Ky debat në konceptin tim është një debat i sponsorizuar nga aleanca tashmë e dukshme Rama dhe Basha, pasi është një çështje që iu konvenon të dyja palëve në raport me situatën e tyre politike,” – vijoi ish-Presidenti.
Bujar Nishani tregoi edhe një tjetër problem të PD sot, që sipas tij ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve.
“Partia Demokratike është bërë më e mbyllur se në 2005. Është bërë më e vogël se PD e 2005. Nga PD janë larguar më shumë njerëz se në 2005, tregon se PD ka shkuar në kahun e kundërt,” – u shpreh Nishani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Nëse PD më përjashton do të bëj gjithçka për ta rikthyer partinë
- Berisha: Të premten do të jem në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve
- Çështja Berisha, Baton Haxhiu: Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan
- Andi Bushati: Basha po luan rolin e strucit, kjo është e pafalshme
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.