Tre humbje jete, rreth 1 mijë raste me COVID-19 në Shqipëri

9 Shtator 2021 | 18:29

Tre pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri teksa 998 persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 43-74 vjeç nga Fieri, Kavaja dhe Tirana. Tashmë numri i vdekjeve ka shkuar në 2,531.

Autoritetet thanë se gjatë 24 orëve të fundit mbi 5,800 persona u testuan për COVID-19, ku 17.7% e tyre rezultuan pozitivë.

Tashmë numri i personave me mbartje të virusit ka shkuar në 12,528. Shumica e të prekurve janë në qarqet Tiranë (4,870), Shkodër (1,696) dhe Durrës (1,213).

Nga personat me mbartje të virusit 1.18% e tyre (149) e kanë pasur të nevojshëm shtrimin në spitalet publike. Prej këtyre të shtruarve, 19 (12.7%) janë në gjendje të rëndë.

Prej më shumë se një muaji Shqipëria është përfshirë nga një valë tjetër infeksioni me raste të shtuara.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më tepër në mënyrë që të shmangen hospitalizimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026