“Rritja e çmimeve vjen nga marrëveshjet e fshehta që bëjnë tregtarët”

9 Shtator 2021 | 19:31

Rritja e çmimit të bukës në disa furra të kryeqytetit ka shqetësuar shtresat më të pamundura të shoqërisë.

Kjo situatë, që është shfaqur prej ditësh ka detyruar të reagojë edhe Autoritetin e Konkurrencës, i cili thotë se rritja e çmimit të bukës ka ardhur pasi disa subjekte kanë  bashkëpunuar për rritjen e çmimit të miellit në treg.

Drejtorja ekzekutive Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti, thotë se kompanitë në fjalë janë në monitorim, që prej korrikut të 2020-ës.

“Pas rritjes së çmimit të bukës në disa furra, si pasojë e rritjes së çmimit të miellit ka reaguar Autoriteti i Konkurrencës. Sipas këtij institucioni ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit të miellit janë në monitorim që prej korrikut 2020”, tha ajo.

Rritja e çmimit të bukës thotë znj. Teliti është një lojë e fshehtë, që bëhet nga ana e tregtarëve duke dëmtuar derejpërdejtë shtresat në nevojë.

“Kemi drejtuar të Autoriteti i Konkurrencës një ankesë me nisjen e hetimeve, që këto lëvizje të kontrolluar na bëjnë në si konsumatorë që kjo është një marrëveshje e fshehtë mes tregtarëve, e cila në fund rëndon xhepin e qytetarëve”, tha ajo, duke shtuar se një aktivitet i tillë jashtë normave ligjore bën që shumë konsumatorët të hasin vështirësinë në sigurimin e ushqimeve bazike.

“Personat që janë më të ardhura të ulëta, çdo lëvizja në ushqimet e shportës ndikon që në fund të muajit të këtë më pak të ardhura”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës në Euronews Albania, znj. Teliti paralajmëroi se Autoriteti i Konkurrencës do të nisë hetimet për rritjen e çmimeve.

“Jam e bindur se Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim për rastin në fjalë. Konsumatorët duhet të ngrënë zërin për produktet që ato konsumojnë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026