Maqedonia e Veriut raporton 30 viktima nga COVID-19

10 Shtator 2021 | 20:41

Maqedonia e Veriut shënon rritje të infektimeve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se 30 qytetarë kanë ndërruar jetë dhe 577 të tjerë janë konfirmuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Pjesa më e madhe e infektimeve të reja janë regjistruar në Shkup. Nga fillimi i pandemisë COVID-19 kanë ndërruar jetë 6214 qytetarë, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu është rritur edhe numri i të shëruarve. Nga fillimi i pandemisë 163 070 janë shëruar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qyetarëve t’u drejtohen qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën anti-COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026