Teatri Metropol çel sezonin me dramën për komunizmin ‘Kapter Behari’

11 Shtator 2021 | 19:26

Të flasësh për komunizmin duket se asnjëherë nuk është e mjaftueshëm, dhe se skutat e një regjimi të gjatë, të egër, kanë nevojë të njihen të eksplorohen e të rrëfehen. “Kapter Behari” drama e autorit dhe regjisorit Stefan Çapaliku , sjell jetët paralele të asaj kohe.

“Ekziston në shoqërinë tonë njëfarë shpotie kur u thua që po merresh me periudhën e komunizmit, thonë ‘hë more ti akoma të merresh me këtë punë?’… detyra jonë si artistë është ta eksplorojmë origjinën e kësaj problematike, qofshin këto në komunizëm apo më tej, sepse historia nuk ka asnjë pikë fillimi,” – tha Çapaliku.

Drama ngrihet në Burrel, mes tre personazheve, Kapter Beharit që luhet nga Ervin Bejleri, Pjetri i burgosuri veteran që vihet në skenë nga Naum Shundi, dhe Liza, banakierja e klubit të qytetit.

Kapter Behari, përgjegjësi për mbarëvajtjen e agjitpropit, çdo ditë i lexon të burgosurve politikë librat e Enver Hoxhës. Pjetri 25 vite të jetës i kalon në burg, ku herë pas here i ngarkojnë edhe detyrën e përkthyesit të teksteve sekrete.

“I falënderoj në publik Ervin Bejlerin, një aktor që mendoj se është në kulmin e karrierës së tij… roli i Pjetrit besoj se ky rol e pasuron tërë galerinë e roleve të karrierës së Naum Shundit,” – tha Çapaliku.

Megjithëse një entuziazëm mbetet rikthimi i jetës artistike, që prej pandemisë u zhvillua me hope, sa shumë ndikoi kjo tek artisti, tek krijuesi, a ishte një kohë që dëmtoi?

Çapaliku thotë se merita e çdo artisti është që t’i kthejë disfavoret në favore. Sipas tij kjo situatë ka qenë pozitive për artistët pasi i ka bërë ata që të jenë “në më shumë kohë me veten”.

“Kapter Behari” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol deri më 12 shtator, për t’i dhënë shikuesit një realitet ndoshta të paprovuar, por që me domosdoshmëri duhet të njihet për të kuptuar pasojat që la pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026