Tenderi i plehrave, Bashkia Durrës i jep €10 milionë koncesionarit të Sharrës
Bashkia e Durrësit do t’i japë koncesionarit të vendgrumbullimit të mbeturinave të Tiranës rreth 10 milionë euro për depozitimin edhe të mbeturinave të saj.
Shuma e parave u bë me dije në tenderin e publikuar në fundjavë. Ky është tenderi i dytë pas atij të muajit gusht, ku kompanisë iu garantuan 2.2 milionë euro të tjera për shërbimin.
Të dy tenderët janë hapur me procedurë “negocim, pa njoftim”. Ato nuk janë shoqëruar me dokumente shpjeguese se si do të përdoren fondet.
Qyteti bregdetar i Durrësit prodhon rreth 75,500 tonë plehra në vit. Prej rreth një viti ai nuk ka vendgrumbullim të caktuar për mbeturinat.
Depozitimi vend e pa vend, si dhe djegia e tyre shkaktoi verën e vitit të shkuar gjendje emergjence mjedisore.
Situata përshkallëzoi kur në janar 2020 qeveria mbylli vendgrumbullimin e Spitallës – pasi qe parashikuar që ta kthente në park sipas një projekti prej 15 milionë eurosh.
Rrugëzgjidhje e përkohshme për Durrësin u pa dërgimi i mbeturinave në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë, vendgrumbullim që menaxhohet nga kompania koncesionare “Integrated Energy BV”.
Për rreth një vit kompania i priti mbeturinat e Durrësit pa pagesë deri në mesin e muajit korrik 2021.
Gjatë kësaj kohe Bashkia Durrës i pati kërkuar qeverisë mbështetje financiare për tre propozimet që kishte parashikuar ajo për zgjidhjen e situatës – dy prej tyre përfshinin trajtimin e mbeturinave në Durrës duke ndërtuar vendgrumbullime në Sukth ose Gjepalaj me vlera 5-11 milionë euro.
Por qeveria i injoroi propozimet e Bashkisë Durrës. Ajo porositi një studim vetë dhe doli me propozime disa herë më të shtrenjta – dy prej tyre parashikonin depozitim të mbeturinave në Sharrë me kosto disafish më të larta se propozimet e Bashkisë.
Në fund të muajit korrik me një VKM qeveria mori përsipër mbështetjen financiare të Bashkisë Durrës me një buxhet prej 30 milionë eurosh. Shifra u mësua më saktë nga hulumtime në media.
Qeveria parashikon ta mbështesë bashkinë me fonde deri në vitin 2030 për mbulimin e kostove të dërgimit të mbeturinave në Sharrë.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut