PD kryen homazhe në 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit
23 vite më parë u ekzekutua një nga themeluesit e Partisë Demokratike Azem Hajdari, një nga figurat më të rëndësishme të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa prej deputetë të tjerë bënë homazhe në memorialin e liderit të lëvizjes studentore.
Basha tha se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit shërben si model frymëzim kundër dhunës së regjimit shtypës.
“Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa”, shkroi Basha.
Kreu i PD-së thotë se emri i Azem Hajdarit është simbol bashkimi për demokratët, sidomos në rrethanat aktuale që siç thotë ai “fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë po kërcënohet nga korrupsioni dhe regjimi i pakicës”.
Udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, Azem Hajdari me rezistencë dhe mbështeje të gjerë arriti të përmbysë regjimin komunist në Shqipëri, ndërsa i hapi rrugë vendosjes së pluralizmit politik.
Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari mbajti postin e deputetit në radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra, më 12 shtator të vitit 1998.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet