Më 14 nëntor do zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Bullgari

12 Shtator 2021 | 14:19

Më 14 nëntor Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e treta parlamentare brenda një viti.

Lajmi u  bë me dije nga presidenti Rumen Radev pasi parlamenti miratoi ndryshimet në buxhet.

Në të njëjtën datë shteti ballkanik do të mbajë raundin e parë të zgjedhjeve të presidenciale.

Radev, i cili po kandidon për rizgjedhje, tha se zhvillimi i të dyjave brenda një dite do të kursejë kohë dhe para të taksapaguesve në shtetin më të varfër anëtar të Bashkimit Evropian.

Zgjedhjet e nëntorit do të jenë të tretat për këtë viti pasi zgjedhjet në prill dhe lorrik nuk arritën të prodhojnë një qeveri.

Partia anti-establishment ‘Ka një popull të tillë’ (ITN), e udhëhequr nga drejtuesi dhe këngëtari i njohur televiziv Slavi Trifonov, fitoi ngushtë në votimin e 11 korrikut me premtimet për të luftuar korrupsionin e përhapur, por nuk arriti të fitojë mbështetjen për të formuar një kabinet.

Dy përpjekje të tjera për të formuar një qeveri nga partitë politike gjithashtu dështuan.

Një sondazh i fundit parashikon se zgjedhjet e reja mund të prodhojnë përsëri një parlament të thyer, duke ndërlikuar shanset e partive për të kapërcyer dallimet dhe për të ndërtuar një shumicë qeveritare.

Pasiguria politike po pengon aftësinë e Bullgarisë për të marrë fondet nga BE për rimëkëmbjen nga pandemia dhe planet për të miratuar monedhën euro në 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026