Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve: S’mund të përgjigjemi tërë jetën për një ashensor, përgjegjësia mbi banorët

13 Shtator 2021 | 08:07

Arben Dervishi, nënkryetar i Shoqatës së Ndërtuesve u shpreh për Euronews Albania se një ndërtues nuk mund të përgjigjet gjithë jetën për gjendjen në të cilën ndodhet ashensori i instaluar në një objekt.

“Nuk mund të përgjigjet ndërtuesi tërë jetën për një ashensor ose të mbajë përgjegjësi inspektorati nëse vetë banorët nuk e mirëmbajnë ashensorin”, tha ai, teksa shtoi se përgjegjësia është në radhë të parë e banorëve, pasi duhet të bëjnë pagesat për mirëmbajtjen e tyre.

Ai theksoi se pas përfundimit të një pallati bëhet kolaudimi i objektit, i cili i kalon bashkisë për të marrë lejen shfrytëzimit.

“Në këtë rast mund të hyjnë edhe inspektoratet, të cilët përpara se të jepet leja duhet të kolaudojnë këto pajisje”, tha ai.

Ndërsa, Aurel Backa, importues dhe instalues ashensorësh u shpreh se ashensorëve duhet t’u bëhen herë pas herë kontrolle, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

“Ashensorëve për një periudhë 5-vjeçare duhet bërë një remont pjesor, në një përudhë 10-vjeçare një remont total. Duhen bërë kontrolle herë pas herë që të hiqet pjesa e dëmtuar para shkaktimit të një aksidenti”, u shpreh ai, teksa shtoi se Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut nuk e di sesa ashensorë ka në qarkullim.

Backa shtoi se vitet e fundit ka hyrë mall i pakontrolluar në Shqipëri dhe se në treg diskutohet çmimi i blerjes së një ashensori para cilësisë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022