A do dalin nga burgu Veliaj dhe Meta? Ish-Prokurori: Ja ku konsistojnë ndryshimet për…

11 Mars 2026 | 22:32

Ish-Prokurori Eugen Beci ka diskutuar në “Now” mbi mundësinë e lirimit nga burgu të Erion Veliajt dhe Ilir Metës.

Beci ka shpjeguar se vendimi unifikues i Gjykatës se Lartë nuk do të thotë automatikisht lirimin e tyre nga burgu, por mund të ndikojë nëse paraqitet një kërkesë e re për ndryshim të masës së sigurisë.

Sipas tij, ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesën për prova konkrete dhe arsyetim më të fortë nga gjykatat kur vendosin masën “arrest me burg”.

“Mundësia për të dalë ata nga burgu qëndron në këtë mënyrë. Në rast se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë do jetë konkret sa i përket mënyrës së përcaktimit të masës së sigurimit ‘arrest me burg’ me kritere strikte, ata nuk dalin automatikisht nga burgu.

Në rast se do bëjnë një kërkesë për ndryshim mase sigurie, gjykata do e vlerësojë kërkesën e re në frymën e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë.

Ndryshimet janë kështu: Duhet të jesh me prova konkrete për të treguar caktimin e një mase ‘arrest me burg’ kur prishen provat e hetimit, dhe e dyta, hetimi duhet të jetë i arsyetuar dhe nuk mund të jetë shabllon. Një ndryshim tjetër është se kemi një praktikë shumë të fortë të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Kemi tre raste të Shqipëri, ku gjykatat shqiptare bëhen telef.

Gjykata e Lartë nëse do kishte një qasje të tillë pozitive, minimalja rekurset që priste nga vendimet e caktimit të masave të sigurisë duhet ti prishte dhe të mos thoshte ‘mospranim rekursi’, sepse këtu duket hipokrizia e Gjykatës së Lartë”, tha Beci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026