A do e pushtojë Serbia Kosovën? Përgjigjet gazetari Sebek

11 Korrik 2025 | 21:25

Nenad Sebek, gazetari nga Serbia foli në Euronews Albania lidhur me deklaratat që Trump ka bërë mbi atë çfarë presidenti amerikan e quan ndalim të një sulmi nga Serbia ndaj Kosovës.

Gazetari serb e quan diçka qesharake duke shtuar se Serbia nuk ka kapacitete për të vepruar në mënyrë të tillë.

“Mendoj se ka qenë një shaka e bukur, tregon që politikanët në Ballkan nuk janë të vetmit që përdorin gënjeshtra.

Presidenti Trump doli me diçka të tillë që është e pakuptimtë. Nuk ka shans që Serbia të përpiqet të pushtojë Kosovën. Një gjë e tillë do ishte katastrofike dhe nuk ka kapacitete për ta bërë këtë”, tha ai.

Më tej, gazetri u pyet për superfuqinë tjetër, Federata ruse ku thuhet se Putin dhe Kremlini duket se kanë prishur relata me Vuçiçin.

“Nuk besoj se Federata Ruse ka fuqinë për ta mbajtur Vuçiç në pushtet apo për ta hequr qafe. Fati i këtij presidenti është më duart e njerëzve që kanë mbushur rrugët. Nëse rusët e kanë sakrifikuar Vuçiçin, ata sillen paksa cuditshëm.

Nga njëra anë përpiqen të promovojnë propagandën pro ruse në Serbi, nga ana tjetër, historia nuk ka vite kur Rusia e ka ndihmuar Serbinë. Në thelb kjo marrëdhënie është e tillë: Nga njëra anë Serbia varet nga rusia për energji dhe gaz, nga ana tjetër kemi videot e takimeve mes Vuçiç dhe Putin, ku Putin nuk del asnjëherë i kënaqur në këto pamje.

Nuk është Moska ajo që vendos nëse Vuçiç do qëndrojë apo jo në pushtet”, tha Nenad Sebek.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026