A do ketë arrestime të bujshme? Përgjigjet Arben Kraja

25 Tetor 2022 | 11:17

Kreu në detyrë i SPAK, Arben Kraja, i pyetur nga Euronews Albania nëse në rrjetën e SPAK do të bjerë ndonjë ‘peshk’ i madh gjatë kohës që ai është në krye të kësaj strukture, tha se po bëhen hetime shumë të rëndësishme.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me prokurorët për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kraja përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish-kryetarin e bashkisë.

“Prokurorët e SPAK punojnë përditë. Sot kishim një njoftim për përfundimin dhe dërgimin për gjykim të një procedimi shumë të rëndësishëm për shkelje me pronat publike, ku është sekuestruar një sasi e jashtëzakonshme sipërfaqe toke e cila do t’i kthehet shtetit”- tha Kraja.

Më tej, ai theksoi se ka indicie që prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm janë kërcënuar.

Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.

E kur kanë mbetur vetëm pak ditë, ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për t’u ulur në karrigen që do të lihet bosh nga zoti Kraja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026

Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek...
17:42 | 01/07/2026