A do ketë kundërpërgjigje? Basha: Nga regjimi i Iranit pritet gjithçka
Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se mund të pritet gjithçka nga regjimi i Iranit pas dëbimit të diplomatëve nga Rama.
Prej vitesh Irani është evidentuar si forcë agresive në Shqipëri dhe rajon, tha Basha, i cili nuk mohoi shanset për të pritur një sulm.
Për t’i paraprirë këtyre sulmeve ose për t’i parandaluar Basha bëri thirrje për rritjen e kapaciteteve institucionale.
Ish-kryedemokrati kujtoi se ka pasur rrjedhje informacioni edhe para sulmit kibernetik, gjë që nënkupton se Shqipëria nuk është e përgatitur për reagimet nga Irani.
Kryeministri Edi Rama kërkoi të mërkurën që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!