A do ndikojë te non-grata? LaCivita flet për rolin si drejtues i fushatës së PD
Chris LaCivita, strategu republikan i njohur për përfshirjen e tij në fushatën presidenciale të Donald Trump, ka folur për gazetën The New York Times në lidhje me angazhimin e tij si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe rolin që po do të luajë në lidhje me non-gratën e Sali Berishës.
Në intervistën e tij për The New York Times, LaCivita argumenton se akuzat kundër Berishës janë të motivuara politikisht.
Ai e krahasoi situatën e Berishës të ngjashme me atë të presidentit Trump përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
LaCivita e ka konsideruar punën e tij me Partinë Demokratike si një “eksport” të doktrinës së Trump, duke thënë: “Po eksportoj MAGA — Bëjmë Shqipërinë të Madhe Përsëri!”
“Është një përshtatje natyrale – të mundësh një socialist që është një kukull dhe instrument i familjes Soros,” tha LaCivita, duke i bërë jehonë pretendimeve të Berishës se është filantropi Xhorxh Soros që fshihet pas shpalljes së tij non grata nga SHBA.
“Berisha ka shprehur dëshirën për t’u drejtuar tek administrata Trump për të rishikuar sanksionet e Departamentit të Shtetit”, vijon artikulli.
Pavarësisht angazhimit të tij për Berishën, LaCivita thekson se nuk ka për qëllim të kërkojë mbështetje direkte nga administrata e Trump për politikanët shqiptarë dhe se ai nuk është një lobist, por një këshilltar fushatash. Ai ka pranuar se ndihmon PD-në të zhvillojë një fushatë fituese, duke theksuar se ky është një angazhim politik dhe jo diplomatik.
NYT shkruan se Berisha ka përdorur angazhimin e LaCivita për të lidhur veten me Trump, megjithëse presidenti amerikan nuk ka sinjalizuar mbështetje për asnjë parti në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.
“Berisha ka kërkuar të dallohet nga partia qeverisëse, duke premtuar se nëse opozita fiton, do të anulohet marrëveshja e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve nga Italia”, thekson NYT.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit