A do shkarkohet Osmani? Media: Kreu i Inteligjencës shantazh Kushtetueses

17 Prill 2023 | 09:28

Mediat në Kosovë raportuan një lajm sipas të cilit “shefi i inteligjencës i ka bërë presion Gjykatës Kushtetuese me qëllim që vendimmarrja e tyre e pritshme të mos çojë në shkarkimin e presidentes Vjosa Osmani.

Menjëherë ka reaguar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, te cilat mohojnë se ka pasur shantazh po nuk hedhin poshtë një takim të mundshëm të kreut të inteligjencës dhe kryetares se Gjykatës Kushtetuese.

Në reagimin e saj Agjencia e Kosovës për Inteligjencë i cilëson të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në paparaci.com, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.

Sipas reagimit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë  në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”.

Edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit duke theksuar se është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj, ndërsa thekson se në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026