A do ta çoni vendin në zgjedhje të parakohshme nëse varet nga ju? Përgjigjet Qori
I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” ishte kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili foli për programin elektoral të partisë së tij për zgjedhjet e 11 majit.
Qori deklaroi se thelbi i çdo politike dhe programi është ndershmëria ndërsa u shpreh se Lëvizja Bashkë nuk bën aleanca me parti të korruptuara që, sipas tij, kanë vjedhur shqiptarët.
“Nuk duam të bëhemi pis ose të mashtrojmë e tradhtojmë zgjedhësit. Për më tepër, nuk mund të qeverisësh mirë kur ke partnerë njerëz të korruptuar,” tha ai.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Erla Mëhilli, se nëse Rama nuk arrin të fitojë 71 mandate, a do të veprojë njësoj si Adriatik Lapaj, i cili ka deklaruar se do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, Qori u përgjigj prerë: “Asnjë nga deputetët e Lëvizjes Bashkë nuk blihet.”
“Nëse nuk ka shumicë qeverisëse, ka disa opsione. Ai që del i pari, gjëja e parë që do të bëjë është të dalë për të blerë vota. Por e sigurt është se nuk ka për të blerë asnjë nga deputetët e Lëvizjes Bashkë. Këtë nuk mund ta thotë asnjë parti tjetër, përveç nesh. Ne e kemi të konfirmuar seriozitetin dhe ndershmërinë. I qëndrojmë fjalës sonë. Dy vjet më parë, në televizionin tuaj, thashë që nuk do isha i pari në listën e Tiranës dhe i qëndrova këtij premtimi,” u shpreh Qori.
Ai theksoi se Lëvizja Bashkë kërkon maksimumin e votave dhe është e gatshme për të qeverisur vendin ndërsa i pyetur se çfarë përkatësie politike kanë mbështetësit e tij, Qori u përgjigj se ata janë nga të gjitha shtresat dhe përkatësitë politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia