A do ta fitojë PS-ja Shkodrën me largimin e Agron Çelës? Përgjigjet Ilir Meta

12 Janar 2023 | 14:20

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi largimin nga partia e tij, të Agron Çelës, i cili u bashkua me PS-në.

Në një dalje për mediat, Meta teksa u pyet nëse PS do e fitojë Shkodrën pasi dhe Çela iu bashkua kësaj partie, ai iu drejtua gazetarëve që të mos merren me lajme të vjetra.

Sipas tij Rilindja do të ketë zero Bashki në Shkodër.

“Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka ikur. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars, Sali Berisha i shqepi fare. Mos u merrni me lajme të vjetra, por me të reja. Askush nuk na shmang nga fitorja.

Në Tiranë, Elbasan e padyshim anë e mbanë Shqipërisë. Rilindja do ketë zero bashki për qarkun e Shkodrës, zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët. E kanë shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjithë. Mori përgjigje në 6 mars, do të marrë akoma në 14 maj. Flamuri i Partisë së Lirisë do të vendoset akoma më lart, edhe dy kate më lartë”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026