Meta: Borxhi i radhës prej 500 milionë euro do të rëndojë mbi qytetarët

12 Janar 2023 | 14:01

Kreu i Partisë s Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucioneve financiare të huaja dhe vendase për të bërë një vlerësim transparent të borxhit publik të qeverisë.

Në konferencën e mbajtur me gazetarët këtë të enjte Meta tha se borxhi i radhës prej 500 milionë euro i planifikuar nga qeveria do të rëndojë sërish në kurriz të qytetarëve.

Meta kërkoi gjithashtu dhe një analizë të ndikimit të rritjes së borxhit në përkeqësimin e parametrave makroekonomikë.

“Transparenca dhe llogaridhënia para opinionit publik, në kushtet kur borxhi i radhës prej 500 milion euro do të rëndojë sërish në kurriz të tyre, është një detyrim i pakapërcyeshëm.

Pyetje që me të drejtë ngrihet në këtë rast është se si ka mundësi që ndërkohë që merret borxh pas borxhi, kjo nuk sjell asnjë efekt pozitiv për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përkundrazi projeksionet e institucioneve prestigjoze ndërkombëtare flasin për përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe socialë.

Së fundmi Banka Botërore ka rishikuar në rritje kufirin e varfërisë ekstreme dhe absolute. Kufiri i varfërisë ekstreme vlerësohet të jetë 2.15 dollarë në ditë për person. Familjet me ndihmë ekonomike në vendin tone vlerësohen të përfitojnë 0.6 dollarë në ditë për person ose 3.6 herë më pak se kufiri i varfërisë ekstreme.

Kufiri i varfërisë absolute, sipas Bankës Botërore, vlerësohet të jetë 6.85 dollarë në ditë. Nën këtë kufi jetojnë gjithë pensionistët e zonave urbane dhe rurale, të gjithë personat me ndihmë papunësie, të gjithë punonjësit familjarë që paguhen në kufirin e pagës minimale dhe përtej saj. Që të thotë se gati 80% e shqiptarëve jetojnë nën ose në kufirin e varfërisë absolute.

Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur niveli i borxhit publik për të parandaluar një humnere ekonomike e financiare dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirjen e Partisë së Lirisë drejtuar Kuvendit dhe institucionet financiare të huaja dhe vendase, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu duhet të bëhet dhe një analizë e ndikimit të tij në qëndrueshmërisë e financave publike dhe në përkeqësimin e parametrave makroekonomikë, me pasojë cenimin e interesit publik të përgjithshëm”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026