Situata në PD, Tabaku: Nuk kam dijeni për mbledhje firmash

12 Janar 2023 | 13:28

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e brendshme në selinë blu, ku u raportua se ka nisur një proces për mbledhjen e firmave nga deputeti Ervin Salianji për tu zgjidhur në krye të grupit parlamentar.

Tabaku në fjalën e saj tha se nuk ka dijeni të ketë nisur një proces për mbledhje firmash. Ajo shtoi se fokusi personal është që ta bëjë Partinë Demokratike më të besueshme se qeverinë duke e shndërruar në një forcë fituese.

“Jam përpjekur gjithmonë për të qenë konstruktive. Nuk më ka thirrur asnjë për mbledhje grupi dhe nuk kam asnjë dijeni se po mblidhen firma, çfarë po ndodh apo cili është procesi. Unë kam vetëm një qëllim në parlament dhe dua ta transmetoj, si në parlament ashtu edhe në Partinë Demokratike, ta bëjmë Partinë Demokratike forcë fituese, ta bëjmë PD-në alternativë. Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme se qeveria. Unë për këtë do të punojë çdo ditë”, tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026