Shkarkimet në PD, Meta: Manovër e Ramës, do të heqë vëmendjen nga skandalet e tij

12 Janar 2023 | 14:26

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, ku Enkelejd Alibeja ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë.

Në një dalje për mediat ai tha se kjo lëvizje nga Alibeaj është një manovër e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij.

Po ashtu Meta nuk kurseu dhe ironitë ndaj Alibeajt, duke thënë se deputetët që përjashtoi po mbështetin Ervin Salianjin që të vendoset në krye të grupit parlamentar.

“Të gjitha përpjekjet për të shpërqendruar debatet nga çështje të rëndësishme, sidomos nga skandalet që dalin çdo ditë nga oborrët, oxhakët dhe dyshekët e rilindjes. Por 14 maji do të jetë dita e ndryshimit. Qëndrimi im se kush është Partia Demokratike është i qartë dhe është i marrë nga shqiptarët më 6 mars. Unë respektoj vullnetin e popullit. Lidhur me këtë çështje për përjashtimin, këta 4 deputetët e përjashtuar që janë edhe shembullorë dhe korrekt, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit, kanë firmosur për të pranuar si kryetar grupi një njeri që më 8 janar ka qenë në anën tjetër, në të kundërtën e ‘Foltores’. Por unë them që çdo manovër e Edi Ramës është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsionit të tij”, tha Meta.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026

Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka reaguar pas debatit publik që pati përpara kamerave me kreun e PD-së,...
20:02 | 15/07/2026

Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu

Këtë të mërkurë në mbledhjen Këshillit Kombëtar të PD-së pas përfundimit të propozimeve për ekipin drejtues nga Kreu i PD-së Sali Berisha ka pasur një...
19:18 | 15/07/2026