“A do ta heqë Chris Martin “Kiss cam” nga koncertet?”, artisti: Do ta vazhdojmë

21 Gusht 2025 | 14:52

Chris Martin lideri i grupit të njohur muzioko “Coldplay” ka folur nëse do të heqë “kiss cam” nga koncertet.

Martin  është shprehur se nuk ka plane të heqë ‘kiss cam’ nga koncertet e Coldplay, edhe pas momentit viral kur u kap ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, me ish-shefen e HR-së së kompanisë, Kristin Cabot.

“E kemi përdorur [Jumbotron-in] për një kohë të gjatë, dhe vetëm së fundmi ka marrë një tjetër kuptim… po,” tha ai në Hull, Angli, të hënën, sipas HullLive.

“Jeta të hedh limonë dhe duhet të bësh limonadë. Kështu që do ta vazhdojmë, sepse do të takohemi me disa prej jush,” shtoi ai.

Martin gjithashtu lexoi disa pankarta, duke përfshirë një nga një fans që kishte ndjekur koncertin “tre herë në tre muaj.”

“Ishe në atë koncertin e Bostonit,” tha këngëtari i hitit Fix You.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026