A do të bëhet Ahmetaj bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokati: Është “kokë turku”…
Avokati Ermal Hamataj deklaroi se nuk asnjë mundësi që një politikan i nivelit të Arben Ahmetaj të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të lehtësuar pozitën e tij penale.
Sipas avokatit, kjo vjen si pasojë e natyrës së shoqërisë shqiptare, ku persona që vjedhin, korruptohen dhe përfshihen në krime nuk bashkëpunojnë kurrë me drejtësinë.
Avokati shtoi se Ahmetaj do dënohet, madje do të marrë me vete dhe mëkate të tjera të cilat nuk i ka, pasi në këtë çështje nevojitet një “kokë turku”.
“Ahmetaj deri më tani është i pafajshëm se nuk kemi asnjë vendim që të më vërtetojë mua të kundërtën. Është deputet i parlamentit tim dhe tonit. Kurrësesi nuk mund të shpallet i pafajshëm nga gjykata sepse jam i bindur që duhej bërë një “kokë turku” dhe “koka e turkut” duhej sa më lartë dhe do të marrë dhe mëkate që nuk i ka.
Për mënyrën si funksionon shoqëria shqiptare një bashkëpunëtor i nivelit të Ahmetaj nuk ka për të ardhur kurrë. Ata janë pjesë e shoqërisë shqiptare dhe ne kemi disa vite që e kemi humbur busullën. Këtu te ne kush vjedh, kush korruptohet, kush bën gangsterin, jo domosdoshmërisht për shoqërinë është i keq. Është i keq për studiot, ligjin ose politikën. Por po të dalësh jashtë studiove janë këta persona që e komandojnë shoqërinë dhe këta persona nuk bashkëpunojnë kurrë me drejtësinë. Se në fakt trysnia e mediave është shumë më e vogël se trysnia e mediave. Nëse ka trysni njerëzish ata mund të bashkëpunojnë që të nxjerrin diçka në dritë. Në rastet e tjera është vetëm show”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë