A do të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet lokale? Berisha: Do respektohet statuti
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek gjerësisht te rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij Berisha theksoi se do të respektohet statuti i miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ai shtoi se edhe pse zgjedhjet u manipuluan dhe blenë, atij nuk i nevokitet asnjë lloj alibie dhe do të shkojë në votëbesim për drejtimin e PD-së.
“Problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim.
Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë.
E gjithë përpjekja ime bëhet si një detyrim ndaj demokracisë dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit ose që kanë pasur frikë të votojnë ndaj tij.
Një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk ka të ardhme.
Në këtë kontekst, konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuaj, se si makineria propagandistike ka penetruar në studiot televizive, që nga mëngjesi deri në darkë, përpiqen t’i paraqesin shqiptarëve apo të vënë në diskutim votëblerjen ose përjashtimin e 180 mijë votuesve, të vënë në diskutim mbledhjen e kartave, të vënë në diskutim ndërhyrjen e krimit.
Në këtë diskutim, këta kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu, që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor një kinezëri.
Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, përbuzeni me përçmim të shpifur kundër jush, kundër interesit të secilit prej jush që bëhet me paga marramendëse të narkoqeverisë, e cila pasi bleu zgjedhjet, kërkon tani të shesë mashtrimin e saj.
Çdo natë, siç dëgjoni ju, fajin e ka opozita.
Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike.
Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.
Dhe ky nuk është një proces i lehtë. Duhet ta dini se ka njerëz që për një provë, luajnë me kokën e tyre. Ky është një regjim bande, është një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve