“A do të jetë Shqipëria anëtare e përhershme në Bordin e Paqes”, Spiropali i përgjigjet Euronews Albania

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
19 Janar 2026 | 11:29

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën ka folur këtë të hënë në një konferencë për mediat në praninë e gazetarëve. Spiropali iu përgjigj gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, lidhur me pyetjen se a do të jetë Shqipëria një anëtare e përhershme në këtë bord.

Shehu: Pas ftesës që keni marrë nga presidenti Trump, a synon Shqipëria të jetë anëtare e përhershme në Bordin e Paqes?

Spiropali: Dua të sqaroj që në fillim se Bordi i Paqes nuk është vetëm për Gazën, edhe pse zgjidhja për rripin e Gazës ka një urgjencë më të madhe. Edhe buron edhe nga Plani i Paqes i Presidentit Trump me 20 pika, ku tani në fazën e dytë për planin gjithpërfshirës, pas kalimit të Rezolutës në Kombet e Bashkuara, i hapet rrugë krijimit të Bordit. Dua këtu të gjej rastin dhe për shkak të pyetjes tuaj të kthej disa përgjigje të shkurtra. Jo, nuk ka detyrim financiar. Nuk ka angazhim tjetër. Edhe sigurisht që Shqipëria me statusin do t’i shohë në vijim angazhimet. Aspak për një arsye nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026