A do të largohen trupat amerikane nga Kosova?

20 Shkurt 2025 | 14:26

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka dhënë një përgjigje paralajmërimeve të medias gjermane BILD për mundësinë e largimit nga Kosova. Ata janë dislokuar këtë të enjte në bazën ushtarake të Bondsteel, për realizimin e ushtrimeve të përbashkëta. KFOR siguron se SHBA vijon të luajnë një rol të veçantë në Kosovë, me mbi 600 trupa.

Ushtarë nga vende të ndryshme, që janë pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë, janë dislokuar këtë të enjte në kampin amerikan Bondsteel, në lindje të Kosovës, për të realizuar një ushtrim të përbashkët.

Ky është njoftimi i fundit nga KFOR-i, që duket të jetë një përgjigje shtesë ndaj artikullit të gazetës së njohur gjermane BILD, e cila paralajmëroi mundësinë e largimit të ushtarëve amerikanë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

Pasi kjo stërvitje nuk është reagimi i vetëm i KFOR-it ndaj artikullit të mediumit gjerman, sipas të cilit Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, si dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe.

Pas publikimit të këtij artikulli, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka reaguar, duke thënë se SHBA e ka bërë të qartë angazhimin e saj ndaj Aleancës Veri-Atlantike, duke mos harruar se ka bërë të qartë edhe pritshmëritë e tyre, që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë.

Deklarata e KFOR-it:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të luajnë një rol themelor brenda KFOR-it, përmes kontributit të saj të gjatë, i cili aktualisht arrin në mbi 600 trupa.”

Kjo forcë ushtarake, që erdhi në Kosovë për të siguruar paqe dhe stabilitet më 1999, ka përsëritur qëndrimin se angazhimi i tyre për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026