“A do të ndryshojë sistemi zgjedhor?”, përgjigjet Damian Gjiknuri për gazetarët

27 Tetor 2025 | 11:29

Këtë të hënë është votuar ngritja e Komisionit të Posacëm të Reformës Zgjedhore, ku në hyrje të Kuvendit ka folur dhe bashkëkryetari nga socialistët Damian Gjiknuri.

“Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore. Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për të qenë me të drejta të plota. Ne nuk mund të kemi numër pafund deputetësh, por e rëndësishme është ta trajtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke pasur të gjithë palët dhe duke ruajtur traditën për marrjen e ekspertizës nga ODIHR apo Venecia. Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, komisioni do nisë nga puna, fokusi i parë do jetë ligji i financimit të partive dhe ka nevojë për të adresuar. Çdo gjë është në tavolinë, edhe herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor. Jemi të hapur se cili do të jetë varianti më i mirë, edhe për territorialen nëse do të kemi një ndarje të re territoriale për Shqipërinë.”-tha Gjiknuri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026