A do të pranojë një debat publik me Sali Berishën? Përgjigjet Rama

8 Prill 2025 | 09:35

Kryeministri Edi Rama mbajti mëngjesin e kësaj të marte një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”.

Gjatë bashkëbisedimit ai u pyet në lidhje me ftesën e bërë nga lideri i opozitës Sali Berisha për të marrë pjesë në një debat televiziv. Kryesocialisti përjashtoi mundësinë e një përballjeje me kryedemokratin, duke argumentuar se debati publik e bën çdo ditë me qytetarët përpara syve të të gjithëve.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: A duhet të të shajmë që të na japësh përgjigje?
Rama: Po, përgjithësisht, unë i jap përgjigje atyre që flasin ashpër dhe shajnë, për të bërë një debat më të gjerë.

Rama: Për sa i përket debatit me opozitën: kur do të bëni debat publik? Unë, i dashur im, do të bëj debat publik. Debatin publik e bëj çdo ditë. Debati publik është përpara syve të të gjithëve. Kur flasim për debat publik, çfarë do të thotë kjo? Me cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë”, e mbylli Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026