A do të rriten pensionet këtë vit? Analiza e ekspertit të ekonomisë

Fatos Çoçoli
14 Mars 2023 | 19:16

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se pritet që të kemi një rritje të pensioneve, duke iu referuar edhe deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, se do të shpërndajë një tjetër fond për ta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se Rama do të vërë në dispozicion, një fodn që do të vijë nga taksimi i kompanive të mëdha private, të cilat energjinë që e prodhojnë në vend, e shesin në tregjet e huaja.

Çoçoli në nënvizoi se nëse për 690 mijë pensionistë, do të rritej pensioni me 1000 lekë çdo muaj, për një vit do të nevojiteshin 85 milionë euro.

Sipas tij, kjo shumë nuk mund të sigurohet vetëm nga fondi që ka përmendur kreu i qeverisë, por duhen dhe fonde të tjera.

“Janë rreth 700 mijë qytetarë që e presin me ankth, me padurim momentin e bekuar kur do të rritet. Duke dëgjuar kryeministrin, edhe sot që deklaroi që nuk e ka harruar premtimin dhe që brenda këtij viti do të bëhet realitet, sidomos pas prillit, ai e përcaktoi, do të jetë një fond që do të vijë nga taksa e jashtëzakonshme e kompanive të mëdha private, që shesin energjinë elektrike të prodhuar në vend, drejt vendeve të huaja.

Gjykoj që do jetë një fond, por nuk do të jetë aq i konsiderueshëm për të pasur një rritje të dukshme, të mirë të pensioneve. Mendoj se do të jetë disa miliona euro. Por mjafton të bëjmë një llogari të thjeshtë. Në rast se 690 mijë pensionistëve që marrin pensionin çdo muaj, do u rritej pensioni me 1000 lekë në muaj, ka nevojë për rreth 7 milionë euro në gjysmë euro në muaj shtesë. Po të flasim për gjithë vitin, 85 milionë euro. Ky stok për një rritje të tillë vetëm me 1000 lekë, nuk mund të kapet as me taksën e e jashtëzakonshme që përmendi kryeministri. Duhet të jenë fonde të tjera dhe gjykoj se i kemi mundësitë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023