A duhet të bëjë bujë lajmi për shtëpinë e re të Albin Kurtit? Analistët Bushati dhe Haxhiu përplasen në studion e SHOCK

31 Mars 2021 | 20:30

Albin Kurti pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës ka ndërruar shtëpi, e cila sipas raportimeve është rreth 520 metër katror, gjë e cila ka shkaktuar dhe polemika.

Sipas analistit Baton Haxhiu, kryeministri i Kosovës e ka paramenduar vilën e tij ende pa hyrë në të, ashtu siç ka projektuar dhe jetën e tij në një vilë ende pa e marrë një të tillë.

Dialogu që ai ka bërë më të varfrit sipas Haxhiut, ka qenë një “tallje politike” me të cilën ai nuk është i befasuar.

Akomodimi në një vilë të asaj madhësie me argumentin “për motive sigurie”, në gjykimin e analistit është thjeshtë një frazë e njohur në jetën e politikanëve.

Ndërkaq befasia e analistit Andi Bushati në këtë situatë, lidhej me komentet e ithtarëve të politikanëve me vila. Sipas tij komentet duhet t’i bëhen vazhdimisht Albin Kurtit, për t’i kujtuar se në fjalimet e tij ka thënë se do të zgjerohej vetëm nëse i duhej më shumë hapësirë për libra por nuk duhet ngatërruar ky lloj komenti me hipokrizinë e atyre që komentojnë vetëm vilën e Albin Kurtit dhe harrojnë politikanët e tjerë.

“Ne mund të ngrinim një kauz për vilën e Albin Kurtit, kur Albin Kurti të fillonte të jepte tendera të pandershëm, do fillonte të ushtronte një pushtet autoritar, do shembte ne dru protestuesit e opozitës, do futej në afera korruptive. Pra, atëherë debati për vilën do merrte një kuptim,” – u shpreh Bushati.

Çfarë i përplasi analistët në studion e SHOCK ishte qëndrim i Baton Haxhiut për zhvendosjen e Ramës nga një shtëpi ne një vilë me sipërfaqe të madhe dhe zhvendosjen e Kurtit nga 60 në 500 metër katror.

Sipas Andi Bushatit, për Ramën, analisti Haxhiu nuk ka shprehur asnjë përshtypje të gabuar ndërsa te Kurti, kjo zhvendosje e shqetëson, gjë që u kundërshtua nga Baton Haxhiu.

“Shtëpia e Edi Ramës në Surrel, është më e lirë se secila shtëpi që e kam parë përreth,” – tha Haxhiu.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022