A e ka takuar ish-zyrtarin e FBI? Përgjigjet Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi në mënyrë kategorike të jetë takuar ndonjëherë me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
I pyetur nga gazetarja e Euroneës Albania Raziela Myslimaj, Meta u shpreh se as e ka takuar dhe as ka tentuar ta takojë ndonjëherë.
Meta tha se informacionet e fundit që kanë dalë janë mjaft të rënda dhe tregojnë përfshirjen në skandalin McGonigal edhe të personave që kanë pasur probleme me ligjin.
“Absolutisht asnjëherë nuk jam takuar dhe as kam tentuar të takoj një person të tillë, por në Tiranë gjatë këtyre ditëve po zbardhen shumë të vërteta nga biznesmenë, njerëz që kanë dalë nga sistemi i drejtësisë. Me të kanë pasur mundësi të takohen edhe persona me probleme ligjore dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit janë përpjekur ta kthejnë çështjen e non gratave në trafikun më të madh pas atij të drogës në Shqipëri”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin