A e lejojnë ndryshimet kushtetuese dhe propozimi i PS-së qytetarin të zgjedhë deputetin e tij?
Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini shpjegoi se çfarë parashikon konkretisht ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut lidhur me listat e kandidatëve për deputetë, çfarë propozon shumica socialiste dhe a i jep vërtetë modeli i propozuar prej saj mundësi qytetarëve të bëjnë deputet të preferuarin e tyre.
Ndryshimi kryesor që u votua në kuvend në 30 korrik lidhur me listat e kandidatëve ishte hapja e tyre me dy të tretat. Çfarë do të thotë kjo? Thënë thjeshtë, do të thotë që një e treta e listës mund të jenë të mbyllura.
Pra pjesë e parë të listës se kandidatëve të një partie për çdo qark, nga ku dalin fituesit, e rendit partia, kurse fundin e saj mund ta rendisin votuesit. Për ta thjeshtuar, le të shohim rastin e qarkut Tiranës, që ka numrin më të madh të mandateve, 34.
Një e treta e 34 kandidatëve, pra nga vendi i parë në listë deri në vendin e njëmbëdhjetë renditen nga partia. Pjesa që mbetet, nga vendi i 12-të tek i 34-ti do të renditen nga zgjedhësit. Çfarë do të thotë kjo praktikisht?
Në vitin 2017, Partia Socialiste mori 18 deputetë në Tiranë. Sipas Kushtetutës, 11 prej tyre do i kishte caktuar partia, dhe vetëm 7 votuesit. Po në vitin 2017, Partia Demokratike mori 12 deputetë— 11 do ishin caktuar nga Partia dhe vetëm një nga votuesit.
Tirana është zona që jep më shumë mundësi—në të gjitha zonat e tjera votuesve ju mbeten më pak emra për të renditur me pëlqimin e tyre. Praktikisht, me lista dy të tretat të hapura, rreth 120 deputetë nga 140 do të vazhdojnë të caktohen përsëri nga partia.
Mund të themi me bindje se hapja e listave me dy të tretat është hapje falco. Në shtator 2020, shumica socialiste bëri një tjetër hap pas duke propozuar një formulë të re për listat: zgjedhësit mund të shprehin pëlqimin për një kandidat, por kandidatët nuk renditen sipas pëlqimeve.
Listat renditen paraprakisht nga partia dhe shpërndarja e mandateve bëhet sipas renditjes partiake. Pëlqimet e votuesve hyjnë në veprim vetëm në një rast: kur një kandidat jo fitues nga renditja e partisë merr më shumë pëlqime se mesatarja e votave për çdo mandat të fituar nga partia, ai i merr mandatin fituesit të renditur më poshtë në listë.
Pra, duhet të marrë më shumë pëlqime se herësi që del duke pjesëtuar numrin e votave me numrin e mandateve të fituar nga partia. Thënë me pak fjalë, nëse një parti ka marrë 100 vota në total, të cilat i kanë dhënë dy mandate, herësi në këtë rast është 50.
Nëse një nga kandidatët e renditur nga numri tre e poshtë merr 51 apo më shumë vota ai i merr mandatin të fundit fitues, pra të dytit. Me këtë model të PS-së në praktikë do të ketë raste shumë të rralla që të bëhet ndonjë ndryshim në renditjen e partisë. Në disa raste madje kjo do jetë edhe teorikisht e pamundur. Në vitin 2017, PD mori një deputet në Gjirokastër, ndërsa PS një në Kukës. Mandati i shkoi të parit të listës.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta