A e mbylli kohën e berishizmit e djathta? Bushati: Rama e përfaqëson në mënyrë perfekte
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan gjatë emisionit ‘Shock’ këtë të hënë lidhur me faktin se a e mbylli kohën e berishizmit e djathta me vendimin e DASH që e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha ‘non grata’.
Për analistin Baton Haxhiu, berishizmi nuk ekziston sepse sipas tij berishizmi është një periudhë post një lideri dhe për faktin se ai ka vazhduar të jetë ndikues, të përcaktojë shijen e vet, linçimin e vet, berishizmi nuk është pjesë.
“Në gjuhën politike, një periudhë post një lideri përcaktohet kur ai heq dorë nga privilegjet, ndaj berishizmi nuk ekziston. Ndaj Berisha e ka pasur fundit siç ka filluar, pra ka fillua me lojën e shpifejs politike dhe ka përfunduar me të”, tha analisti Haxhiu.
Ndërkohë, për analistin Andi Bushati berishizmi duhet parë në dy këndvështrime.
Sipas tij, lloji i parë i berishizmit si influencë e Sali Berishës në PD është në zbehje, ndërsa berishizmi si qasja autoritariste ndaj shtetit është mishëruar më së miri tek kryeministri aktual.
“Ky i dyti është më i gjallë se ai i kryesori. Rama është bartësi perfekt i këtij berishizmi”, tha analisti Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit