A ka patur raste me efekte anësore nga vaksina? Eugena Tomini përgjigjet në Euronews Albania
Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi sot se ka gjasa se dozat e vaksinës të nënshkruara me kompaninë Pfizer nuk mund të arrijnë këtë javë në Shqipëri.
Kjo përgjigje e kryeministrit Rama erdhi pas pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu. Por, sa do të ndikojë kjo vonesë tek vijimi i programit të vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri?
Shefja e mbikëqyrjes në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini konfirmoi për Euronews Albania se kjo vonesë nuk do të ndikojë në strategjinë e injektimit të vaksinave.
“Nuk do të ndodhë asnjë ndryshim në strategjinë e vaksinave për vetë faktin se po vaksinohet vija e parë dhe ndërkohë në vijueshmëri do ecim me strategjinë aktuale”, tha ajo.
Znj. Tomini gjithashtu tha se deri tani në Shqipëri numërohen 483 persona, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Pyetur nga gazetarja Loneta Progni nëse ka pasur raste që vaksina ka shkaktuar efekte anësore, ajo e mohoi një gjë të tillë.
“Deri tani janë 483 persona, të cilët janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer. Deri tani në këto momente sa i përket aplikimit të vaksinës nuk kemi pasur efekte anësore”, tha Eugena Tomini.
Lexoni gjithashtu:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta