A i kërcënoi Rama Prokurorët e SPAK me telefonin? Shehaj replikon me Dacin

17 Shkurt 2025 | 21:31

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se kreyministri Edi Rama ka kërcënuar prokurorët e SPAK.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama i cili thaE të mos bëjnë gabim të vinë të kërkojnë telefonin tim, se kanë mbledhur telefonat e gjithë Shqipërisë, të shkojnë e të merren me faktet”, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Shehaj tha se ai ishte një mesazh i qartë kërcënimi.

“si mund të kërcënosh ti kryetarin e SPAK apo prokurorët, ti thuash mos guxoni të merrni telefonin tim, kur detyra e tyre është të marrin telefonin e Ramës. E vendos gjykata nëse nuk duhet marrë telefoni. Mesazhi ishte i qartë, se tha “SPAK ka dalë nga shinat e kushtetutës, na votoni në 11 maj se ne do e rikthejmë SPAK-un në shina”, pra do e marrin prapë nën kontroll dhe SPAK nuk do guxojë ti arrestojë”,-tha Shehaj.

Juristi Jordan Daci tha se mesazhi i kryeministrit Rama nuk ishte “kërcënim nga SPAK”, megjithatë ai shtoi se asnjë nga palët në politik nuk kanë ndërmend të zgjasin mandatin prokurorëve të posaçëm.

“Një pjesë prej tyre u mbaron mandati. Do vijnë prokurorë të tjerë. SPAK-u ka sjellë një risi e ca teste që i ka kaluar se shumë gjëra që më parë dukeshin të paimagjinueshme, por SPAK për nga natyra nuk ka të dytë si institucion në botë, e nuk do të jetë i përjetshëm si institucion”,-tha Jordan Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026