A i mungojnë PS-së Arta Dade dhe Namik Dokle? Majko tregon klimën brenda selisë rozë
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në një intervistë për Euronews Albania komentoi marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Gazetarja Loneta Progni pyeti ministrin nëse PS-së i mungojnë figurat e vjetra politike si ish-deputetja Arta Dade apo Namik Dokle, ndërsa Majko u shpreh se nuk është momenti për të diskutuar për këtë çështje.
“Unë mendoj se tani kjo bisedë apo kjo pyetje ka një kontekst krejt tjetër. Figura të cilat i kanë dhënë historisë së PS padiskutim që vlejnë të diskutohen, por jo aktualisht për një arsye shumë të thjeshtë. Qëllimi i gjithë komunitetit tonë, familjes sonë të PS është një, jo të diskutojë historinë, por të diskutojë atë që po vjen fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Në qoftë se ne nuk fitojmë zgjedhjet e 25 prillit, sigurisht do të kemi kohë mjaftueshëm të diskutojmë edhe për historinë politike të PS.”, u shpreh Majko.
Por, pavarësisht se nuk janë në listat e kandidatëve për deputetë, z. Majko thotë se Namik Dokle dhe Arta Dade do të votojnë për Partinë Socialiste.
“Aktualisht të jeni të bindur që dhe Namik Dokle dhe Arta Dade, si dhe të gjithë shokët e kolegët e mi që për shumë arsye nuk janë pjesë e listë së PS do ta votojnë partinë e tyre, sepse njerëzit sidomos ata të veçantët dallohen në ditë të vështira dhe jo në ditë të mira”, tha Majko.
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh