A ju ka kërkuar falje për akuzat Bardhi? Baçi: Bashkimi i PD për kauzë më të madhe

16 Mars 2024 | 14:38

Deputeti i PD-së Luan Baçi, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se socialistët e kanë pranuar tashmë se Grupi Parlamentar i PD-së drejtohet nga Gazment Bardhi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se s’ka demokratë në bazë që ta mbështesë apo të besoj lojën e Lulzim Bashës.

Gjithashtu ai theksoi se PD është një, ndërsa ftoi të gjithë deputetët të bashkohen në grupimin parlamentar.

“Ka një PD. Ka një PD që ka bërë opozitën e vërtetë. PD që ka zgjedh me shumicë dërmuese votash kreun e Grupit Parlamentar Bardhin. Dhe socialistët e kanë pranuar  tashmë dhe nuk kanë ku të vejnë më. Diversionet që vazhdojnë të bëjnë akoma, duke stimuluar, duke dhënë oksigjen 5-6 deputetëve të ngelur atje. S’ka demokratë në bazë që ta mbështesë apo ta besoj në lojën e tij politike për të përfituar  personalisht ai dhe disa deputetë të tjerë. PD është një.  Kush të dojë le të vijë dhe të marrë pjesë në Grupin Parlamentar të PD. Mendoj se kërkimi i faljes  është hyjnore, por kërkimi i faljes nuk bëhet vetëm me fjalë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026