A ka lidhje tensioni i gjakut me atë të syrit? Mjekja okuliste sqaron pacientët
Mjekja okuliste, Klajda Bardhi thotë se tensioni i syri dhe tensioni i gjakut janë të ndryshme dhe nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se pacientët me hipertension arterial janë më të predispozuar për të pasur tension gjaku.
“Nuk është e njëjta gjë. Tensioni i syrit është ndryshe nga tensioni i gjakut. Nuk ka lidhje, vlera është e ulët. Shpeshherë pyesin edhe gjatë vizitës. Normalisht, tensioni i syrit nuk ka lidhje me tensionin e gjakut. Por ata që janë me hipertension arterial janë pacientë me faktor rreziku”, theksoi ajo.
Glaukoma (tensioni i syrit) konsiderohet si një sëmundje e rëndë e syrit, e cila karakterizohet me dëmtimin e nervit optik dhe ngushtimin e pamjes vizive. Tensioni i lartë i syrit është një nga shenjat e glaukomës.
Një person mesatarisht ka një shans 2.3% për të zhvilluar glaukoma, të afërmit e shkallës së parë (F.D.R.s) të pacientëve të prekur përballen me një rrezik në rritje deri në 10 herë më shumë. Si rezultat, edukimi i F.D.R-ve për rëndësinë e zbulimit të glaukomës, i cili përfshin një vlerësim të nervit optik, mund të ndihmojë në parandalimin e shumë rasteve të reja.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë