A ka nevojë Shqipëria për punëtorë nga jashtë? Flet eksperti i ekonomisë Klodian Muço
Në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i ekonomisë Klodian Muço tha se numri i të papunësuarve është më shumë se ai i regjistruari prej 70 mijë personave.
Ai tha se deri në qershor kanë humbur vendet e punës deri në 57 mijë persona prej pandemisë e nëse flasim për kohën e tashme ky numër pretendohet të ketë shkuar në 80 mijë ndërkohë që deri në fund të vitit pritet të kapet shifra e 100 mijë të papunëve.
“Numri i lartë i papunësisë në Shqipëri nuk lejon ardhjen e te huajve,” – tha Muço.
Teksa përmendi ata që mbarojnë studimet jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri apo dhe ata që kanë mbaruar studimet brenda vendit dhe duan të ikin jashtë, eksperti i ekonomisë tregoi se ka shumë fusha të cilat ngelen bosh dhe kanë nevojë për profesionistë.
Sipas tij edhe të huajt që vijnë në Shqipëri, kanë tendencën që ta përdorin vendin tonë për të shkuar në vende të tjera dhe nuk duan të qëndrojnë gjatë këtu.
“Nuk është aspak normale të bësh projektligje për të marrë punëtorë të huaj aq më pak në një periudhë të tillë,” – tha Klodian Muço.
Në gjykimin e tij nuk do të kishim nevojë për të huaj nëse do të punohej pak më shumë në promovimin e vendeve të punës dhe meritokracisë.
Kështu që, ndërmarrjet shqiptare mund të marrin punonjës të kualifikuar për të cilët nuk kanë nevojë të investojnë më tepër pa qenë nevoja të përfshijnë qytetarë që vijnë nga vende të tjera.
Leoxni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve