A mund të betohet një kryebashkiak nga burgu? Ngjela bën parashikimin për Belerin

25 Maj 2023 | 14:43

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar, këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor për kryebashkiakun e zgjedhur të Hiamrës, Fredi Beleri.

Ngjela tha se deri në momentin që të ketë një dënim të formës së prerë nga gjykata, Beleri prezumohet i pafajshëm dhe nuk mund t’i ndalohet dot e drejta për t’u mandatuar në krye të bashkisë së Himarës.

Ai theksoi se e vetmja pengesë është betimi përpara Këshillit Bashkiak, për të cilin mudn t’i japin leje ta kryejë.

Por Ngjela theksoi se në optikën e tij provat janë të plota dhe Beleri do të dënohet nga gjykata përpara se të mbarojë afati i betimit si kryebashkiak.

“Beleri prezumohet i pafajshëm. Pavarësisht se është i arrestuar, nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë. Deri në momentin që nuk ka një vendim të formës së prerë nuk e ndalon dot njeri ligjërisht që ata që e kanë zgjedhur të vijojnë procedurën. Deri këtu jemi në një proces normal. Por ai ëhstë në burg dhe nuk ka mundësi të bëjë betimin. Ose do ta lejojnë të bëjë betimin dhe të kthehet në burg, por bërja e betimit ka një afat i cili dhet të respektohet.

Por duhet të sqarojmë një gjë se nuk ka shpresë të jetë kryetar i bashkisë së Himarës. Pasi ligji thotë që një kryetar bashkie që dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata, nuk mund të jetë më kryetar bashkie, i hiqet mandati. Pasi të dalë në gjyq dhe gjyqin do ta bëjën shpejt. Pasi të mbarojnë dy gjyqet e tij, ku prokuroria ka provat e plota, do dënohet me një vendim të GJKKO dhe vepra penale që ka bërë është nga 1 vit deri në 5 vjet. Nëse ai dënohet nuk do të mund të jetë më kryetar bashkie”, tha Ngjela.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026