A mund të kërkojë Rama arrestimin e Sali Berishës? Flet Andi Bushati
Analisti Andi Bushati thotë se aktualisht, kryeministri Edi Rama nuk synon arrestimin e kryedemokratit, Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati nënvizoi se Partia Demokratike e Sali Berishës, nuk e rrezikon pushtetin e Ramës.
“Për momentin jo. Mund ta synojë vetëm për një gjë, nëse do i shkojë deri në fund trajektores të frikësimit, që në fakt e ka nisur. Këto shembjet e pallateve për mediat që dikur lëpiheshin, pastaj kritikonin Edi Ramën sipas orekseve, janë doza e frikësimit të atyre që kritikojnë ,mund të eskalojë dhe të shtohet.
Por për momentin, me mënyrën se si ka ngritur sistemin, Sali Berisha dhe PD-ja e Berishës nuk rrezikon pushtetin e Ramës. Pra, e ka të pamundur ta sfidojë me votë pushtetin e Ramës. Nga pikëpamja politike, nuk i duhet ky arrestim”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Bushati: Rama kontrollon SPAK-un, edhe pse nuk vendosi atë që donte në krye
- ‘Rama, sot më i fortë se kurrë’, Bushati: Po tenton të kapë të gjitha institucionet
- Goditja e Berishës, Mërtiri: Të interesuarit për sulmin faktorë të jashtëm
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona