A mund të shkojë Veliaj nga burgu në zyrë? Ish-Prokurori shpjegon procedurën

26 Maj 2026 | 22:05

Ish-prokurori, Besnik Muçi i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe nëse del nga burgu a do të shkojë dot në zyrë. Gjatë fjalës së tij Muçi ka shpjeguar procedurat.

Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk ka cenuar në thelb vendimin e arrestit në burg në raport me faktin penal dhe me vetë të pandehurin por shtoi se do jetë shumë e vështirë për t’u justifikuar, pra që Veliaj të dalë për aktivitet politik. Ish-prokurori foli edhe lidhur me disa pretendime të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Në rastin konkret, zoti Veliaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë që ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg me disa pretendime të shkeljes së të drejtave të njeriut. Pra pretendime të natyrës procedurale, por dhe të natyrës materiale të çështjes. Për shembull, ka pasur pretendime lidhur me të drejtën e njohjes, kohën për t’u njohur me aktet, të drejtën me të qenit në kafaz ose jo, me proporcionalitetin e vendosjes së masës së sigurimit.

Gjykata Kushtetuese të gjitha pikat që kanë të bëjnë me çështjet e procedurës i ka rrëzuar, ose me mosplotësim kuorumi, pra pesëshe, ose i ka rrëzuar me shumicë me faktin se nuk është konstatuar shkelja e atyre të drejtave të njeriut.

Ka konstatuar dy shkelje të të drejtave të njeriut, ka konstatuar shkeljen e të drejtës për t’u trajtuar me dinjitet duke qenë në kafaz. Dhe Gjykata Kushtetuese thotë që në këtë rast qenia në kafaz ka cenuar të të drejtën për t’u trajtuar me dinjitet në proces penal të zotit Veliaj.

Por Gjykata Kushtetuese thotë, për shkak se Gjykata e Lartë nuk e ka argumentuar këtë gjë, pra nuk ka argumentuar pse qëndrimi në kafaz nuk përbën shkelje të dinjitetit. Në fakt bëj një parantezë. për këtë pikë: unë jam pak më i avancuar.

Për mua qëndrimi në kafaz nuk është thjesht çështje e shkeljes së dinjitetit. Qëndrimi në kafaz i të pandehurit në Gjykatën e Posaçme përbën shkelje të të drejtës së të pandehurit për t’u mbrojtur, sepse duke qëndruar në kafaz pamundësohet komunikimi i natyrshëm, i drejtpërdrejtë me mbrojtësin. Dhe komunikimi i natyrshëm dhe i drejtpërdrejtë me mbrojtësin është pjesë thelbësore e të drejtës për t’u mbrojtur”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026