A po bën Kurti propagandë me vaksinën? Bushati dhe Haxhiu japin pikëpamje të ndryshme
Mbrëmjen e djeshme në Kosovë mbërriti kontingjenti i parë i vaksinave prej 24 mijë doza kundër Covid-19, si pjesë e programit COVAX.
Kjo ishte njëra nga tematikat, ku dy analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati diskutuan në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
Pyetur nga moderatorja, Bruna Çifligu, nëse kryeministri Albin Kurti po e përdor vaksinën për propagandë, Bushati thotë se kjo gjë nuk përjashtohet.
Ai tha se veprimi i z. Kurti, i cili një ditë më parë doli të priste ardhjen e vaksinave i ngjan një gjesti jo të mirë, të cilin qytetarët e kanë parë në Shqipëri, por dhe në disa vende të rajonit.
“Shpresoj që jo, por kam frikë se po. Në kuptimin se e pashë dhe dje në ceremoninë qe e kemi parë në Tiranë. Çështja e vaksinimit është çështje e mjekëve dhe infektologëve. Një lider që polarizon është më pak i besueshëm në një fushatë vaksinimi. Unë s’e kuptoj pse Kurti duhet të marrë i pari vaksinën. Problemi në Kosovë është se nuk ka vaksina, jo se s’ka besim tek vaksina dhe në këtë kuptim s’më pëlqeu se m’u duk tipi i një politikani që shohim në rajon dhe më gjerë”, tha Andi Bushati.
Kurse analisti Baton Haxhiu nuk sheh asgjë të gabuar në veprimin e Albin Kurtit. Sipas tij, në çështje të tilla të ndjeshme, siç është kjo e vaksinës, liderët duhet të japin të parët shembullin tek qytetarët.
“Kam thënë se Kurti do jetë po ai njeri që ka ndërtuar një fushatë anti-sistemi dhe do jetë njeriu më i sistemuar brenda sistemit. Unë mendoj se në këto situata, në gjithë këto shtete që kanë përjetuar këto situata, është çështje ndaj një kujdesi ndaj asaj që po vjen. Ai është i pari që duhet të vaksinohet. Unë jam kundër idesë së Bushatit se liderët nuk duhet të vaksinohen të parët, jo, ata duhet të dalin, por përmasa e daljes së Albinit ishte më e shprehur se ato pak vaksina që kanë ardhur. Është dashur t’ia lë një meritë paraardhësit. Do dilte shumë false nëse nuk do dilte të marrte vaksinat, sepse do konsiderohej se këto vaksina nuk i merr se janë siguruar nga qeveria e kaluar, por këto janë argumente të mjaftueshme për qytetarët”, theksoi ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni