A po i mbarojnë rezervat e raketave Iranit apo po “kursen” për një konflikt më të gjatë?

5 Mars 2026 | 19:52

Zyrtarë perëndimorë i thanë gazetës “Financial Times” se seria e sulmeve izraelito-amerikane ka ndikuar qartë në aftësitë e raketave balistike të Iranit, duke vënë në dukje se frekuenca e lëshimeve ka rënë që nga fillimi i konfliktit të shtunën e kaluar.

Sipas tyre, strategjia e SHBA-së dhe Izraelit për të përdorur avionë ushtarakë për të gjurmuar dhe shkatërruar lëshuesit e raketave dhe rezervat e armëve në tokën iraniane po jep rezultate. Një zyrtar i tha gazetës:

“Po fillojmë të shohim një reduktim të sulmeve me raketa iraniane, dhe kjo për shkak të punës që SHBA-të dhe Izraeli po bëjnë për të shkatërruar këta lëshues dhe për të sulmuar këto sisteme. Megjithatë, ne vlerësojmë se Irani ka ende disa ditë aftësi për të vazhduar aktivitetet e tij.”

Ish-këshilltarja e inteligjencës britanike, Lynette Nussbacher, tha se rënia e lëshimeve mund të jetë për shkak se Irani po has vështirësi teknike. “Komandantët iranianë të raketave ridrejtojnë, furnizohen me karburant dhe lëshojnë sa më shpejt që të munden. Problemi është se ajo që mund të bënin shpejt është bërë më e ngadaltë. Amerikanët dhe izraelitët kanë shkatërruar platformat, raketat dhe karburantin e përdorur,” tha ajo.

Megjithatë, disa analistë sugjerojnë se ulja e shkallës së lëshimeve mund të jetë gjithashtu një strategji e vetëdijshme e Iranit për të ruajtur municionin për një konflikt më të gjatë. Zyrtarët ushtarakë izraelitë përshkruan lëshimet e ngadalta si një “strategji mjegulle”, që synon dobësimin e sistemeve mbrojtëse antiraketë.

Analisti Decker Efleith nga “Qendra për Analiza Detare” theksoi se kjo qasje nuk është zgjedhur, por është e vetmja strategji e mundshme për Iranin, duke pasur parasysh mungesën e platformave të lëshimit dhe vështirësitë për të siguruar hapësirën ajrore. Po ashtu, studiuesi i Universitetit të Oslos, Fabian Hofmann, vlerëson se aftësia e lëshimit të Iranit mund të jetë dëmtuar seriozisht dhe ulja e sulmeve është shumë e ndjeshme për t’u konsideruar thjesht një taktikë.

Me rënien e sulmeve me raketa balistike, Teherani duket se po mbështetet më shumë tek dronët vetëvrasës Shahed, të cilët kanë kosto të ulët, mund të lëshohen nga pothuajse çdo vend dhe janë më pak të prekshëm nga sulmet ajrore izraelito-amerikane.

Sipas të dhënave të Institutit për Studime Strategjike Kombëtare në Tel Aviv, që nga fillimi i konfliktit Irani ka lëshuar 571 raketa dhe 1,391 dronë, shumica e të cilëve janë interceptuar nga sistemet mbrojtëse të SHBA-së, Izraelit dhe Gjirit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026