Sa po rezervojnë turistët e huaj? Operatori turistik: Situata e paqartë, nisja e fluturimeve me Austrinë lëvizja e duhur

3 Qershor 2020 | 06:44

Shqipëria do të hapë kufijtë e saj tokësorë dhe ajrore, teksa fluturimet e para të konfirmuara që nisin janë ato drejt Vjenës më 15 qershor.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Elton Caushi, administrator i ‘Albanian Trip’ foli lidhur me fluksin e rezervimeve të këtij sezoni nga shtetasit dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Teksa theksoi faktin se të gjithë janë ende në një fazë paqartësie, z. Caushi tha se duhet pritur testimi i parë i hapjes, me grupin e parë të turistëve për të kuptuar se si do të operohet në këtë sezon të pazakontë.

“Mendoj se të gjithë do të presim hapjen e fluturimeve dhe hapjen e kufijve detarë. Duhet të shohim testin e parë të hapjes, do të na duhet të presim turistët e parë për të kuptuar ecurinë e mëtejshme. Këto 3-4 ditë te fundit, gjërat kanë filluar të lëvizë fare pak. 4 muaj e fundit ka pasur vetëm anulime”, tha z. Caushi.

Për të, nisja e fluturimeve të para drejt Austrisë më 15 qershor është një lajm shumë i mirë pasi ‘Austria është nyjë lidhëse me Evropën veriore dhe qendrore.

“Kjo është një lëvizje shumë e mirë, mezi presim nisjen e fluturimeve me vende të tjera.

Ne kemi punuar zakonisht me tregun skandinav, holandez, Kanada, Amerikë, Belgjikë, Australi, Afrika e Jugut dhe nga Azia”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026